-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja te Komuna e Parisit, autori zbraz 9 plumba dhe largohet i qetë në këmbë

Kryesoret

Disa detaje të reja janë bërë me dije nga vrasja te Komuna e Parisit, ku mbeti viktimë biznesmeni Edmond Papa.

E PLOTË/ Hesapet e Anglisë po lahen në Tiranë? Plumbat te Komuna e Parisit dhe kafja e fundit e biznesmenit

Papa u qëllua me armë në një lokal dhe si pasojë e plagëve nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën rrugës për tek Trauma. Dyshohet se viktima është ndjekur gjithë ditën nga autori. Ky i fundi e ka qëlluar me 9 plumba teksa biznesmeni është ulur në kafenenë që ndodhej rreth 50 m larg banesës së të vëllait.

Autori i krimit dyshohet se ka qenë një person me kapuç dhe i veshur me të zeza që i është afruar 49-vjeçarit dhe e ka qëlluar me 9 plumba. Më pas ai dyshohet se është pritur nga një person tjetër dhe më pas janë larguar në këmbë, para s’kanë pasur makinë.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës për të zbardhur krimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit