Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kaliforni dhe për shkak të përplasjes së tre makinave ka ndërruar jetë një person.
Për shkak të përplasjes së rëndë një nga makinat të tipit “Ferrari” u nda në dysh.
Pamjet ajrore nga Fox 11 Los Angeles treguan skenën me makinën sportive të kuqe të ndarë në dysh.
Sipas policisë rrugore drejtuesi i Ferrarit ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka pësuar lëndime të rënda.
Autoritetet që mbërritën në vendngjarje thanë se shpejtësia e tepërt duket se ka shkaktuar përplasjen.
Drejtuesit e dy mjeteve të tjera kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.