Presidenti francez, Emmanuel Macron ndodhet në tribunat e stadiumit Lusail në Doha për të parë finalen mes Francës dhe Argjentinës për Kupën e Botës.
Në gjysmëfinalen e së mërkurës që “tricolorët” luajtën ndaj Marokut, presidenti francez ishte i vetëm ndërsa sot ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte Macron.
Para fillimit të ndeshjes së madhe, Macron pati mundësinë të përshëndetej dhe të fliste me francezin Paul Pogba, i cili humbi Kupën e Botës për shkak të lëndimit.
Ai gjithashtu u pa duke biseduar edhe Zlatan Ibrahimovic.