Policia maqedonase ka arrestuar një 53-vjeçar shqiptar, pasi u kap me dokumente të falsifikuara.
Mediat maqedonase raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L.M., i cili udhëtonte me pasaportë të falsifikuar.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonte u gjet një kartë identiteti italiane e falsifikuar dhe një patentë shoferi italian në emër të tij, si dhe një kartë identiteti origjinale e një personi nga Italia.