Të paktën 36 persona janë plagosur, 11 në gjendje të rëndë, pasi një fluturim i Hawai Airlines nga Phoenix në Honolulu u godit nga turbulenca të forta.
Incidenti ndodhi pak para se avioni, me 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit, të zbriste të dielën.
Njëzet persona u dërguan në spitalet lokale me lëndime që varionin nga plagë, mavijosje dhe humbje të vetëdijes deri te lëndimet në kokë.
Në momentin e turbulencës në zonë raportohet për stuhi.
Në një deklaratë nga Hawaiian Airlines thuhej: “Kujdes mjekësor iu ofrua disa mysafirëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në aeroport për lëndime të lehta, ndërsa disa u transportuan me shpejtësi në spitalet lokale për kujdes të mëtejshëm.”
Nga personat e dërguar në spital, rreth 17 ishin pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Mes tyre ishte një foshnjë 14 muajshe dhe një adoleshente.