Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj ligjit për amnistinë fiskale. Ai është shprehur se me këtë ligj qeveria do të forcojë bandat dhe ta kthejë Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave.
Po ashtu ai paralajmëroi dhe deputetët që mund ta votojnë ligjin.
“Çdo deputet që do ta votojë si ligj, direkt ose indirekt është anëtar i organizatave kriminale që Evropa s’i ka parë ndonjëherë. Për çdo parlamentar të hedhë poshtë me neveri, si tepër të rrezikshëm për të ardhmen e Shqipërisë, projektin famëzi të amnistisë fiskale,” ka shtuar ai.