Ish-ministrja e Britanisë për strehim Yvette Cooper e ka quajtur skemën e dëbimit të Ruandës një “shpërqendrim të dëmshëm”.
Ajo thotë se qeveria duhet të fokusohet në zgjidhjen e sistemit të azilit dhe në marrjen e masave urgjente kundër bandave kriminale që organizojnë kalimet e rrezikshme të Kanalit.
Cooper e përshkruan gjithashtu skemën e qeverisë si “të pazbatueshme, joetike, tepër të kushtueshme”.
Gjykata e Lartë vendosi sot se skema ishte e ligjshme, por tha se qeveria duhet të rishqyrtojë rastet e tetë azilkërkuesve që do të deportoheshin në Ruandë. Në Prill, Mbretëria e Bashkuar dhe Ruanda arritën një marrëveshje për të dërguar azilkërkuesit që nuk ishin të autorizuar të hynin në Britani, ndërsa më 14 Qershor, do të bëhej edhe fluturimi i parë për të dërguar refugjatët e planifikuar, por një vendim i Gjykatës Europiane anuloi avionin me azilkërkues të deportoheshin drejt Ruandës. Mes tyre ndodhej edhe një shqiptar 26-vjeçar i cili deklaroi se ishte viktimë e trafikimit.