Zbardhen detaje të reja nga dosja që zbuloi pas pesë vitesh autorët e djegies së Menduh Kurtdedës në Dajt. Faik Stojna, me të cilin Marjeta Karaj ka pasur lidhje intime ka dëshmuar duke treguar fjalën kyçe që çoi të zbardhja e vrasjes.
Në vitin 2014, Stojna është njohur me Marjeta Karajn, e cila ishte e punësuar si sekretare e një OJF që drejtohej nga viktima. Sipas tij, kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve te shoqatës.
Makina që përdorën Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota, të porositur nga Marjeta Karaj për djegien e Menduh Kurt-Dedës ishte e Faik Stojnës.
“Faik Stojna ngjarjen e ka mësuar disa kohë më pas nga Besmir Karaj si dhe mamaja e tij Marjeta Karaj, me të cilën fillimit ka patur lidhje intime ndërsa me pas ka pasur mosmarrëveshje lidhur me një borxh ndërmjet tyre”, thuhet në dosjen hetimore.
Marjeta Karaj e ka kërcënuar Stojnën që njihej si ‘Faja’ me fjalët: Do të të djeg dhe ty si Menduhin”!
Djali i Marjetës, Besmir Karaj dhe shoku i tij, Gazmir Ngota e çuan në Kodër Shupalë, e dhunuan dhe më pas e dogjën të gjallë. Pas hekurave ndodhet Ngota dhe Marjeta Karaj, ndërsa djali i saj, Besmir Karaj është shpallur në kërkim.