-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Keni marrë kredi? Dy kategoritë që shpëtojnë nga rritja e kësteve

Kryesoret

Një mesazh nga banka ka shqetësuar shumë familje shqiptare ditët e fundit. Fjalën e kemi për rritjen e kësteve të familjeve që kanë marrë kredi në lekë apo në euro, kryesisht për të blerë shtëpi.

Por përse janë rritur këstet e kredive?

Kredia në lekë u shtrenjtua për shkak se bonot e thesarit u shtrenjtuan nga 1.6% në 5.8%. Kreditë në euro, të cilat janë emetuar me formulën Euribor plus kanë pësuar një rritje më të ulët.

Euribori është norma mesatare e kostos së euros në tregun ndërbankar. Ajo ka qenë zero nga viti 2016 deri në prill të këtij viti ndërsa aktualisht është diçka më pak se 3%.

Por cilat janë kreditë që pësojnë rritje dhe kush janë qytetarët me fat që shpëtojnë?

“5pyetjet.al” pyeti Spiro Brumbullin, një nga ekspertët më të njohur të ekonomisë dhe njëkohësisht kryetari i Shoqatës së Bankave dhe gazetarin e ekonomisë Bardhi Sejdarasi.

Zoti Brumbulli shpjegoi kategoritë që preken nga rritja e këstit të kredive.

Rriten të gjitha sipas kushteve të kontratës, kush e ka të ndryshueshme normën e interesit, biznes, individ. Rëndësi ka norma e interesit, kush ka normë të ndryshueshme, bazën plus marzhin e bankës, të gjithëve u ndryshon indeksi bazë. 

Janë rritur bonot e thesarit, ndryshon automatikisht norma e interesit. Nëse e ke fikse nuk ndryshon. Vetëm ato që janë të ndryshueshme” tha ai.

Gazetari Bardhi Sejdarasi theksoi më tej dy kategoritë që shpëtojnë nga rritja. “Nëse e keni marrë normën e interesit fikse nuk ndryshon. Edhe kreditë e buta që jepen nga bashkia nuk ndryshojnë,  sepse normën e interesit e mbulon shteti” tha ai për “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit