Ai shënoi më së shumti gola në Botërorin 2022 në Katar, dje shkëlqeu me një hat-trick, ishte gati të ishte heroi i fundit për Francën, por humbi gjithçka te penalltitë. Kjo ishte arsyeja për Kylian Mbappe, i cili ishte thjesht i pangushëllueshëm dhe nuk donte të shihte as Emmanuel Macron.
Prej ditës së djeshme, përveç fotove të festimeve të Messit dhe shoqërisë së tij, po bëjnë xhiron e botës edhe fotot e Mbappes dhe Macron. Cfare ndodhi?
Më kë e kishte? Portieri i Argjentinës shpjegon gjestin e turpshëm, shtanget sheiku
Gjërat ishin të thjeshta. Mbappe ishte i pangushëllueshëm dhe nuk donte të shihte askënd përballë, ndërsa presidenti francez e ndiqte për ta ngushëlluar. Mbappe nuk u tremb, në të tria rastet i tregoi se nuk donte ta shihte përballë dhe nuk donte të dëgjonte asgjë.
Presidenti kishte udhëtuar nga Parisi në Katar për të parë kombëtaren franceze në finalen e Botërorit 2022 me Argjentinën dhe i cili ka festuar tre golat e pabesueshëm të “zotit” francez Kylian Mbappe.
Megjithatë, tre gola nuk mjaftuan për t’i dhënë fitoren Francës, në një nga finalet më tronditëse të Botërorit në histori.
Operacioni ngushëllues i Macron për Mbappe filloi kur pas ndeshjes Mbappe kishte rënë në bar, me Macron që i zgjati dorën për ta marrë dhe ngushëlluar. Mbappe refuzoi dhe u ngrit disa sekonda më vonë kur iu afrua Emiliano Martinez , portieri i Argjentinës, i cili gjithashtu zgjati dorën për ta ngritur lart.
Por Macron nuk u largua, ai qëndroi atje, e përqafoi, u përpoq ta inkurajonte, por Mbappe me të vërtetë dukej sikur nuk donte të shihte apo të dëgjonte askënd dhe refuzoi në mënyrë të dukshme çdo përpjekje për ngushëllim. Ishte disi e pahijshme… Presidenti francez u largua në mënyrë të sikletshme prej tij.
Vetë Macron pak më vonë zbuloi se çfarë i tha Mbappes në vesh. “Është e shkëlqyer ajo që ka bërë Mbappe, por edhe i gjithë ekipi”, tha Macron për RMC Sport. “Mbappe është një lojtar i madh, por ai është i ri.
I thashë që është vetëm 23 vjeç, ka qenë golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës, ka fituar një Kupë Bote, ka qenë në një finale. Isha po aq i trishtuar sa ai.
I thashë se ai na bëri shumë krenarë dhe se përfunduam duke humbur një lojë futbolli kur ishim kaq afër. Kështu është në sport”.
Macron shtoi se i kishte kërkuar Deschamps të vazhdonte si trajner i Francës pasi kontrata e 54-vjeçarit skadon në fund të Kupës së Botës.
“Ylli” francez nuk foli pas ndeshjes dhe u deshën disa orë për të parë reagimin e tij publik, në këtë rast përmes rrjeteve sociale. Dhe vetëm me dy fjalë në frëngjisht: “Ne do të kthehemi”.