Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë takimit me kreun bjellorus Alexander Lukashenko ka bërë me dije se do të zhvillojë projekte të mëtejshme bërthamore.
“Ne po ndërtojmë një termocentral bërthamor. Blloku i parë po funksionon dhe zëvendëson rreth 4.5 miliardë metër kub gaz natyror… Ne jemi të gatshëm ta zhvillojmë më tej këtë projekt, të punojmë dhe të ndërtojmë reaktorë, por, për mendimin tim, gjëja më e rëndësishme është që ne jemi gati të krijojmë një industria, për të trajnuar stafin kombëtar, për të zhvilluar shkencën në mënyrën e duhur” , tha ai.
Presidenti rus shtoi se të dy vendet kanë marrëveshje paraprake përkatëse për këto çështje.
“Ne jemi gjithashtu të gatshëm të diskutojmë dhe të veprojmë, për të ecur më tej në këtë drejtim,” tha Putin.