I ftuar në ”5 pyetjet nga Babaramo”, Endri Shabani tha se për qytetarët shqiptarë tensionet mes ndërkombëtareve dhe qeverisë Rama janë një shenjë e mire, pasi ndërkombëtaret duan të luftojnë korrupsion ndërsa qeveria të na vjedhë.
Mua nuk më pëlqejnë teoritë konspirative por nëse Kondili ka qenë i preferuari i qeverisë, i bie që kushdo ta ketë fituar betejën, qytetarët kanë humbur sepse ai vazhdon të jetë prokuror i SPAK.
Qeveria dhe politikanët më të lartë në Shqipëri kanë merakun që mos të shkojnë në burg, ndaj duan që SPAK të jetë sa më i dobët.
Nga ana tjetër ndërkombëtarët duan që SPAK të kryejë funksionin për të cilin u krijua. Interesi jonë, pra i qytetarëve përkon më shumë me interesin e ndërkombëtarëve. Çdo humbje e kësaj klase politike, është në avantazh për qytetarët,” tha Shabani.