Banka Kombëtare e Britanisë së Madhe ka publikuar kartëmonedhën e re me imazhin e Mbretit Charles. Portreti i tij do të jetë i vendosur në kartëmonedhat 5, 10, 20 dhe 50 paund, ndërsa do të nisë qarkullimin nga mesi i 2024-s.
Mbretëresha Elizabeth, që vdiq më 8 shtator të 2022-s, ishte monarkja e parë angleze që pati imazhin e saj në paratë e Britanisë së Madhe, nga viti 1960.
Pak ditë pas vdekjes së Elizabeth u prezantuan monedhat me portretin e Mbretit të ri.