-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ankandi/ Banka e Shqipërisë ble 15 mln euro, monedha e huaj sërish në “pikiatë”

Kryesoret

Shumat e konsiderueshme të Euros të tërhequra nga tregu prej Bankës së Shqipërisë nuk po japin efekte domethënëse në rritjen e kursit të monedhës europiane. Banka e Shqipërisë zhvilloi ditën e mërkurë ankandin e planifikuar të blerjes së valutës, për nevojat e administrimit të rezervës valutore.

Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe nëntë milionë eurove, ndërsa Banka e Shqipërisë realizoi blerje në vlerën e sipërme të intervalit, për gjithsej 9 milionë euro.

Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 106.72 dhe 107.13 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 106.99 lekë.

Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 6 milionë eurosh, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë, prej 106 lekësh. Në total, shuma e blerë në ankandin e datës 21 maj arriti në 15 milionë euro.

Nga 16 ankande të parashikuara, gjysma e parashikohen me marrëveshje forward dhe gjysma me marrëveshjet klasike spot (me blerje në datën e ankandit).

Pavarësisht blerjes së një shume të konsiderueshme nga Banka e Shqipërisë rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun vazhdoi edhe ditën e djeshme dhe monedha europiane këmbehej mesatarisht me 106.78 lekë.

Kjo tendencë ishte dukur qartë edhe në muajt e mëparshëm. Gjithsej, në dy ankandet e muajit maj, Banka e Shqipërisë bleu 32 milionë euro në tregun e brendshëm financiar, ndërsa në muajin prill pati blerë 25.2 milionë euro të tjera.

Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë janë pjesë e programit të ankandeve për menaxhimin e rezervës valutore dhe nuk kanë qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit