-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha merr këshilla nga ish-këshilltari bashkiak i Nju Jorkut

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha është takuar me ish-anëtarin e këshillit bashkiak të Nju Jorkut. Berisha ka njoftuar se me Mark Gjonajn kanë bisedua për nivelin tragjik i shpopullimit të Shqipërisë, largimin në 7 vite, sipas EUROSTAT, të 744 mijë shqiptarëve vetëm në hapësirën e BE-së, i theksova se dhunimi i votës së lirë është shkaku më themelor i situatës tragjike që po kalon vendi.

Diaspora është tanimë një realitet global, një forcë drejtuese ndryshimi dhe një aset i paçmueshëm ndaj të cilës, shteti shqiptar ka detyrime të pamohueshme.
Zoti Gjonaj foli gjerësisht për rolin dhe potencialin e madh që ka diaspora, Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare dhe vendosmërinë e tyre për të kontribuar në mënyrë të gjithanshme për kombin tonë.
Ai shprehu bindjen tek vlera e votës së diasporës, themel për ndryshimin, zhvillimin, demokracinë; domosdoshmëri për të ardhmen e Shqipërisë. Në këtë kuadër, roli i diasporës do të jetë edhe më kyç kur ajo të marrë të drejta të plota për të votuar.
Për këtë qëllim, ne presim që e drejta jonë për të votuar si qytetarë të barabartë shqiptarë të bëhet realitet,”
ka shkruar në Facebook, Sali Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit