Vetëm pak ditë përpara se të shpallet fituesi, tenderi me vlerë 1.7 milionë euro i shpallur nga Hekurudha Shqiptare për studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike.
Në faqen e Prokurimeve Publike sikur duket nga dokumenti është bërë regjistrimi i ankesës, por nuk është publikuar denoncimi me argumentet. Ende nuk dihet arsyeja se ku është cenuar gara dhe konkurrenca.
Ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës – Prishtinë, konsiderohet si një rëndësi e veçan të për Shqipërinë dhe Kosovën, pasi do të mundësojë një zhvillim të shpejtë të transportit hekurudhor të udhëtarëve dhe mallrave.
Në dokumentet e tenderit, thuhej se përmes kësaj linje hekurudhore shkëmbimi i transportit të mallrave ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit më të gjerë, do të rritet ndjeshëm për shkak të kostove më të ulëta.