-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E dua më shumë se jetën”, Adele i bën dedikim romantik partnerit

Kryesoret

Adele aktualisht po kryen një rezidencë koncertesh në Las Vegas. Por ajo mori pak kohë për të ndihmuar të dashurin e saj Rich Paul të festonte ditëlindjen e 41-të gjatë fundjavës.

Krijuesja e hitit “Someone Like You”, 34 vjeçe, i këndoi “Gëzuar ditëlindjen” agjentit të NBA gjatë setit të saj.

Duke iu drejtuar turmës, ajo tha: Shpejt, sot është ditëlindja e të dashurit tim.

“Dhe unë e dua atë më shumë se vetë jetën, kështu që a mund t’i urojmë atij ditëlindjen? Emri i tij është Rich!”, tha ylli i muzikës.

Ajo më pas udhëhoqi audiencën në urimin për Rich, i cili ishte i pranishëm në shfaqje me vajzën e tij Reonna.

Këngëtarja e “Easy On Me” ka performuar në The Colosseum në Caesars Palace për rezidencën e saj “Weekends With Adele”, e cila filloi muajin e kaluar.

Nuk është referenca e parë që Adele i bën të dashurit të saj kohët e fundit, pasi ajo bëri shaka se ai ishte ‘zemëruar’ pasi një fans tentoi t’i jepte numrin e tij të telefonit gjatë një koncerti.

Këngëtarja i ka pastruar thashethemet gjatë performancës së saj, teksa këmbënguli se frekuentuesi i koncertit në fjalë “po përpiqej t’i shiste një makinë”.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit