-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gati për luftë”! Shqipëria merr dronët turq, Rama: I duam për të kapur kriminelët

Kryesoret

Qeveria shqiptare firmosi sot marrëveshjen me kompaninë turke për blerjen e flotës së dronëve “Bayraktar”. Gjashtë dronë “Bayraktar” TB2 do të blejë Shqipëria, fillimisht do të vijnë tre të parët më pas paketa e dytë me tre të tjerët.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo nuk lidhet vetëm me kohë lufte kur të cenohet siguria kombëtare duke renditur arsyet se përse do të përdoren dronët. Ekzekutivi shqiptar ka ndarë një fond prej 8 milionë eurosh me qëllim blerjen e dronëve nga Turqia.

Kur vjen puna për dronët, nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave, por edhe me faktin që të jesh i aftë që të kalosh edhe të hysh, të shtysh në radhë, pasi është shumë e gjatë. Ne jemi shumë krenarë që bashkë me Turqinë dhe Erdoganin të jemi nga ana e duhur, të rreshtuar në NATO.

Kjo marrëdhënie sot është në pikë e saj më të mirë. Nuk po sjellim thjeshtë teknologjinë më të mirë të lartë në këtë fushë, por një fushë të re njohurish.

Marrëveshja nuk është vetëm për të blerë dronët, por edhe ndërtimin e një ure mes forcave tona të armatosura dhe kompanisë Bayraktar që do të kujdeset për trajnimin e njerëzve, më shumë se 30 persona që do të përzgjidhen me shumë shumë kujdes.

Tre dronët që do të vijnë së pari do të jenë të armatosura dhe do të jenë gati për cdo rast kur siguria kombëtare do të jetë në rrezik. Nuk jetojmë në kohë fort të sigurta. Por ato do të jenë edhe për një gamë tjetër për sigurimin e ligjit, sigurinë e pronave në vend dhe personat që për shkak të emergjencave civile mund të jenë të rrezikuar.

Do të ndihmojnë për të ndjekur personat e kërkuar, trafikun, por edhe për të monitoruar territorin dhe për të luftuar kultivimin e narkotikëve, zjarret, pyjet, ndërtimet e paligjshme, shfrytëzimit të pronave” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit