Ambasada amerikane në Tiranë njofton se Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan.
Me teknologjinë e imazheve termike, këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm, shkruan ambasada.
Pas paralajmërimit pak ditë më parë për sulme të mundshme nga Irani, selia diplomatike amerikane në Tiranë është vendosur në lëvizje duke rritur bashkëpunimin për të ndihmuar institucionet shqiptare.









