-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kievi: Furnizimi me energji elektrike në nivel “kritik”

Kryesoret

Sulmet ruse me raketa dhe dronë kanë shkaktuar një problem intensiv në furnizimin me energji elektrike në Kiev.

Zyrtarët rajonalë theksojnë se furnizimi me energji elektrike është në nivel “kritik”, pasi furnizimi mbulon më pak se 50% të nevojave të kryeqytetit.

Guvernatori rajonal, Oleksiy Kuleba tha se 80 % e rajonit ishte pa energji elektrike për të dytën ditë pasi sulmet ruse goditën infrastrukturën energjetike të hënën.

Sulmi i fundit në një seri sulmesh ndaj objekteve energjetike që nga tetori.

“Situata me furnizimin me energji elektrike mbetet kritike,” tha Kouleba në Telegram.

Ai gjithashtu shtoi se me çdo bombardim kohëzgjatja e riparimeve rritet.

Operatori kombëtar i rrjetit elektrik, Ukrenergo tha se mund të furnizojë më pak se gjysmën e konsumit të kërkuar në kryeqytetin Kiev.

Në mëngjes, metroja ka ndërprerë punën për shkak të paqëndrueshmërisë së furnizimit me energji elektrike.

“Furnizimi me infrastrukturë kritike është një prioritet. Ne presim që sot të jemi në gjendje të aktivizojmë pajisjet për të bërë të mundur rritjen e sigurisë së furnizimit, uljen e deficitit të energjisë dhe lidhjen e më shumë konsumatorëve ”, tha Ukrenergo.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko tha se qyteti kishte arritur të rivendoste furnizimin me ujë për disa konsumatorë.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 50 % e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është shkatërruar që kur Rusia shtoi sulmet e saj ndaj objekteve energjetike në tetor.

Temperatura e ditës në Kiev dhe rajon në këtë kohë të vitit është nën zero.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit