Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se brenda kësaj jave do të kryejë një vizitë në zonën e Himarës, Finiqit dhe Dropullit.
Media greke kanë bërë me dije se kryeministri ka njoftuar se kjo është java më e përshtatshme për vizitën dhe se “ndoshta të enjten, pra, ose më së voni të premten, ai do të shkojë në Himarë për të përmbushur angazhimin e tij se do të bënte së shpejti udhëtimin e shtyrë”.
Mitsotakis dëshironte ta bënte këtë vizitë pasa samitit të liderëve të BE-së në Tiranë.
“Nuk është aspak e sigurt që Edi Rama do ta shoqërojë Kyriakos Mitsotakis në fshatrat minoritare…“, kanë shkruar mediat.