-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një ditë para Mitsotakis, Dendiasi kërkon me ngulm marrëveshjen për detin

Kryesoret

Shefi i diplomacisë greke Niko Dendias që pas Beogradit viziton Tiranën të mërkurën, një ditë para se kreu i qeverisë greke, Mitsotakis të vizitojë minoritetin grek në Shqipëri.
Mësohet se Dendiasi do të bisedojë me homologen e tij Olta Xhaçkën për çështjen e detit.

Pala greke pret që të ketë përparim në çështjen e nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët, në mënyrë që të dy vendet të mund të apelojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre për çështjen e delimitimit të zonave detare.

Arsyeja që pala greke dëshiron ta mbyllë sa më shpejt këtë çështje pezull është, nga njëra anë, politika agresive e Turqisë në rajon, e cila pritet të intensifikohet në muajt në vijim për shkak të zgjedhjeve presidenciale

Nga ana tjetër, nëse Greqia nënshkruan demarkacionin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë, atëherë sipas shtypit grek laku shtrëngohet për Tripolin dhe Ankaranë, të vetmet vende në rajon që refuzojnë të zbatojnë dispozitat e së drejtës ndërkombëtare.

Athina është bërë më e vendosur për të ndare hapësirën detare, veçanërisht pas marrëveshjes së fundit Turqi-Libi që riktheu në plan të parë diskutimet për raftet kontinentale në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit