Portieri meksikan, Guillermo Ochoa raportohet se do t’i bashkohet Seria A me ekipin Salernitanas.
Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio portieri do të nënshkruajë për 6 muaj pra deri në përfundim të sezonit.
37-vjeçari do t’i bashkohet klubit nga Serie A si transferim i lirë pasi kontrata e tij me klubin CF America skadon më 31 dhjetor.
Salernitana po përballej me lëndimin e portierit, Luigi Sep dhe ishte në kërkim të një portieri për pjesën e dytë të sezonit.
Klubi nga Campagna ishte i lidhur gjithashtu edhe me transferimin e portierit shqiptar, Etrit Berisha.
Sa i përket Ochoas mungon vetëm edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.