Një person është lënduar ditën e sotme në Kavajë pas shembjes së ballkonit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në lagjen nr. 5 në Kavajë, kur është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati dhe për pasojë ka rënë nga ballkoni, I. H., 32 vjeç.
Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.