-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të “fikin derën”! Çfarë janë dronët vrasës që Shqipëria ia bleu dhëndrit të Erdoganit?

Kryesoret

Sot Shqipëria firmosi marrëveshjen me Turqinë për blerjen e 6 dronëve “Bayraktar”.  Fillimisht do të vijnë tre të parët më pas paketa e dytë me tre të tjerët.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo nuk lidhet vetëm me kohë lufte kur të cenohet siguria kombëtare duke renditur arsyet se përse do të përdoren dronët.

Ekzekutivi shqiptar ka ndarë një fond prej 8 milionë eurosh me qëllim blerjen e dronëve nga Turqia.

“Gati për luftë”! Shqipëria blen dronët turq, Rama: I duam për të kapur kriminelët

Por cfarë janë dronët turq që do të blejë Shqipëria?

Droni TB2 është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayraktar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit.

Ai krahasohet me amerikanin Elon Musk, për avionin unik ushtarak që ka zhvilluar dhe për një prani në rrjetet sociale, ku shpesh është i egër ndaj kritikëve të tij.

Bayraktar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes, më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.

Kjo fluturake, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.

Por, ky dron shihet si revolucionar për shkak të kostos realitivisht të lirë dhe disponueshmërisë së lehtë. Dronët e mëdhenj ushtarakë të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara, sikurse MQ-9 Reaper, kushtojnë dhjetëra-miliona dollarë dhe madje shtetet që mund të përballojnë një teknologji të tillë ka pak gjasa që mund t’i blejnë këto fluturake.

Uashingtoni miraton shitjet ushtarake vetëm për disa qeveri të zgjedhura dhe dronët e kushtueshëm amerikanë gjerësisht shihen se dështojnë që të përmbushin konceptin e “përballimit të humbjes” së avionëve pa pilot.

Turqia, që ka në krye një president islamist, ka më pak kritere sa i përket shitjeve të armëve dhe TB2 aktualisht po përdoret nga të paktën 11 ushtri. Disa shtete të tjera po presin dërgesat me këta dronë, përfshirë edhe Poloninë, që është shteti i parë i Bashkimit Evropian që ka blerë këta dronë.

Çmimi për një njësi të Bayraktar TB2 nuk është bërë publik, por organizatorët lituanezë të mbledhjes së fundit të fondeve kanë sugjeruar se 5 milionë euro janë të mjaftueshme për një dron. Është e paqartë nëse një stacion shoqërues komandues do të blihet së bashku me dronin.

Dronët TB2 janë përdorur nga Turqia në ato që ajo i quan operacione “kundër terrorizmit” kundër militantëve kurdë, por edhe në luftën civile që ende po vazhdon në Libi. Por, ndikimi i tyre shkatërrues u pa gjatë konfliktit të vitit 2020 mbi rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut, kur dronët TB2 u përdorën nga Azerbajxhani kundër forcave etnike armene, por mbi të gjitha në Ukrainë duke çmontuar rusët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit