-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Më shumë te kreditë dhe bonot, më pak te depozitat/ Si po përcillet rritja e normës bazë të interesit!

Kryesoret

Rritja e normave të interesit po përcillet më shumë tek kreditë dhe tek instrumentet e borxhit të qeverisë dhe më pak te depozitat bankare.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për muajin tetor norma mesatare e interesit të depozitave me afat në Lekë arriti në 1.47%, nga 0.7% që kishte qenë në muajin mars, kur nisi edhe rritja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë.

Që nga marsi deri në tetor, norma bazë e interesit u rrit me 1.75 pikë përqindje. Pas rritjes së mëtejshme të muajit nëntor, kjo rritje arriti në 2.25 pikë përqindje.

Por, ndërkohë, norma mesatare e interesit të depozitave është rritur në përmasa më të vogla, rreth 0.7 pikë përqindje deri në fund të tetorit.

Përcjellja e normave të interesit ka qenë shumë më e fortë te kreditë dhe te yield-et e instrumenteve të borxhit të qeverisë, që përbëjnë edhe pjesën më të madhe të aktiveve të sektorit bankar.

Në muajin tetor, norma mesatare e interesit të kredive të reja në Lekë arriti në 7.47%, dy pikë përqindje më shumë krahasuar me muajin mars. Ndërkohë, tek kreditë ekzistuese, normat e interesit vlerëoshet të jenë rritur edhe më shumë, për shkak të përcjelljes së rritjes së treguesit të referencës, që zakonisht është yield-i i bonove 12 mujore.

Që nga mesi i muajit mars, para rritjes së parë të normës bazë e deri në fund të muajit tetor, rritja e yield-it mesatar të pionderuar të bonove me maturim 12 mujor arriti në 3.5 pikë pëqindje. Rritja ka vijuar më tej gjatë muajit nëntor, duke arritur në rreth 4.2 pikë përqindje më shumë krahasuar me mesin e muajit mars.

Në afatin e shkurtër, më të të fituara nga kjo dinamikë e përcjelljes së politikës monetare janë bankat tregtare, sepse rritja e normave të interesit në krahun e aktiveve (kredi dhe yield-e) është më e lartë se në krahun e detyrimeve (depozitat).

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 9-mujorin 2022 të ardhurat neto nga interesi të sektorit bankar arritën në 38.5 miliardë lekë, në rritje me 13.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është njëkohësisht vlera më e lartë historike e të ardhurave neto nga interesat deri në fund të 9-mujorit.

Rritja e të ardhura neto nga interesi ka ardhur sepse në vlerë rritja e të ardhurave nga interesat (5.4 miliardë lekë) ka qenë më e madhe se rritja e shpenzimeve për interesa (0.9 miliardë lekë).

Rritja e të ardhurave neto nga interesat është ndikuar shumë edhe nga fakti që në vitet e fundit kursimet e shqiptarëve janë vendosur gjithnjë e më shumë në llogari rrjedhëse dhe depozita pa afat, ndërsa pesha e depozitave me afat ka ardhur në rënie, për shkak të normave të ulëta të interesit.

Deri tani, bankat po fitojnë nga normalizimi i normave të interesit. Për ekspertët, një zhvillim i tillë ishte i pritshëm, edhe duke pasur parasysh faktin që sektori bankar në terma mesatarë është mjaft likuid, me një raport mes kredive dhe depozitave pranë nivelit 47%.

Rritja e yield-eve të bonove dhe obligacioneve i bëri ato më joshëse për individët dhe shtoi disi presionin konkurrues për bankat, por megjithatë depozitat kanë vijuar të rriten.

Kjo lidhet edhe me faktin se pjesa më e madhe e depozitave janë në valutë huaj, kryesisht në euro. Rritja ka ardhur kryesisht prej tyre, sepse për euron tregu i brendshëm nuk ofron alternative të tjera të investimit financiar. /monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit