Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të frontit, Bakmut, ku forcat ukrainase dhe ruse kanë zhvilluar një betejë të ashpër disamujore.
Ai takoi ushtarët dhe u ndau çmime për ta, tha presidenca.
Për muaj të tërë, Bakmuti ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse në rajonin e Donjeckut dhe është dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Megjithatë, forcat ukrainase kanë arritur ta frenojnë avancimin.
Korrespondentja e BBC-së për Evropën Lindore, Sarah Rainsford, e përshkruan vizitën si nxitje morali për trupat ukrainase dhe një kontrast me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili u fotografua javën e kaluar në një vend të paspecifikuar në Rusi me gjeneralët e tij.
Zelensky ka vizituar më parë qytete të tjera të çliruara, së fundmi Hersonin dhe Izyumin.
Bakmuti ka qenë në qendër të fushatës ruse për muaj të tërë./REL