Gjykata e Apelit e Tiranës ka vendosur për ekstradimin e një shtetasi kinez, Liangbin Chen. Ky i fundit është gjykuar për zhvatjen e 147 milionë eurosh nëpërmjet një skeme mashtrimi online.
Ai ka kërkuar azil politik në Shqipëri me pretendimin se në Kinë i rrezikohej jeta, por gjë të cilën gjykata e Apelit nuk e ka pranuar.
Ai ishte kreu i një grupi kriminal me selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterësh dhe telefonash në Dubai, Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.