Një agjent policie i infiltruar brenda grupit ka çmontuar një bandë falsifikatorësh në Tiranë duke arrestuar tre persona që janë; Gëzim Xhafa 64 vjeç, Artur Bramo 59 vjeç dhe Shpëtim Bega 59-vjeç, banues në Tiranë. Në laborator falsifikoheshin dokumente të ndryshme, kryesisht diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie kundrejt parave, por edhe mjete identifikimi të huaja; pasaporta, karta identiteti bullgare, etj. Shpëtim Bega luante rolin e ndërmjetësit për gjetjen e klientëve për Gëzim Xhafën.
Si u zbuluan?
Ka qenë një hetim prej 2 muajve nga autoritet të cilat zbuluan se 3 personat e arrestuar bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të falsifikuar dokumente dhe për këtë ata u merrni para personave që u ofronin shërbimin e paligjshëm.
Policia dhe prokuroria infiltruan një agjent policie. Nga përgjimet e Artur Bramos që merrej me falsifikim dokumentesh dhe agjentit të policisë rezulton se brenda një lokali kanë diskutuar rreth kartës greke false që do ta merrte për 7 mijë lekë. Bramo e porosit që kur ta telefonojë, t’i thojë që “po vij të marr domatet”.
Sa kushtonin?
Pagesat e dokumenteve të falsifikuara variojnë sipas llojit të dokumentit të kërkuar si, për sigurimin e dëftesës së shkollës së mesme të falsifikuar pagesa shkon në 11.000 lekë, për falsifikimin e diplomës të shkollës së lartë pagesa është 600 euro, për falsifikimin e lejes së drejtimit pagesa është 7.000 lekë, për falsifikimin e kartës së identitetit shqiptare pagesa është 6.000 lekë.
Sekuestrimet
Në ambientet ku kryheshin falsifikimet u gjetën pajise të ndryshme të vendosura në funksion të këtij aktiviteti si: skanerë, pajisje ‘usb’, njësi kompjuterike, printerë. Kishte dhe karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të cilat ishin falsifikuar në këtë laborator.
PERGJIMET
A – Bashkëpunëtori
B – Artur Bramo
A-O Turo
B-Unë pot ë shifsha ty
A-Ça bëne si kalove?
B-Ça bëne si kalove? Hë do rrim një çik atje apo
A-Hajde rrim shkojmë
……
B-I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë
maksimumi tre
A-Po mirmo,ça është sot,e hëne e martë
B-Të mërrkurr të ejnten
A-E deri të ejnte në drekë
B-Më ra telefoni e unë nuk të mar dotë, më ra telefoni mu zbardh ekrani
A-Po ja di numrin përmëndësh
B-Kujt
A-Atij
B-Shokut tim o
A-Ë
B-Çke me atë ti mo burrë
A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore
B-Me të marr ty ore
A-Ë hë
B-Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër
A-Po ta lë në një letër të shkru una numrin e në momentin që e mbaron më merrë
B-Po na një gjë tjetër,mirë
…….
A-Tani se i thash unë atij,kam gjet një shok,një mik të mir i thash se ta bënë
B-Po
A-Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë
B-Po
A-Ai mud të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu
B-Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën
A-Po pra okej
B-Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash
A-Se duhet ta mbështes me na një letër
B-A ti do kartë Greke?
A-Kart Greke mo
B-A do tafto ti pra
A-E kupton se thon qe ky ka patentën poka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato
kartat shëndetësore,a na një pashaport a
B-Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke
A-Ë kartën,kartën e patentën
B-Këto,këto I ke të sigurta
A-Po
B-Kështu
A-Ti jap këto unë
B-Po ma jep fotografinë mua njëherë,tashti si e ke emrin ti
A-Unë quhem Arjanë
B-Arjan,unë e kam Arturë
A-Pezjet edhe pezjet njëqindë
B-Shiko tani ça desha me thënë unë …
A-Po,këtu ked he dy fotot,sduhen më shum se dy
B-Tjetrën ta rujm për kartonin,një do ai po hajd mo dy për siguri
A-Meri dy
B-Po teproj ta mbajm për atë tjetrën
A-Po,urdhno dhe dy fotografit,ta marr një laps një letër këtij që ta shkrush numrin
B-Ça klase do ai?
A-Po ai njëzet e një vjeç është,llogarite
B-Klas të katërt
A-Klas të katërt po
B-Për motor sma mban bytha me ja bërë për motor se thot ai ku i bëri ky motorrin,makinën përnjëherë
A-Po
B-Ça po shkrun ti?
A-Numrin tëm që tmë marrësh
B-Unë e kam numrin të shkrujtme po ai mbaron punë dhe e hudh numrin
A-Po,ja tek e ke,mer një numër dikuj më mer në telefon e më thuaj
B-Të shkruajm dhe këtë klasi i katërt
A-Po
B-E kupton vet ai tashti
A-Tani vetëm pres telefonë
B-As mos e diskuto atë muhabetë
A-Po kështu na këto tonat ça,ça ke bër
B-Si tonat
A-Përshëmbull dokumentat tona a…
B-Ça do ti,patenta
A-Patent na nji
B-Për kart identiteti kam frik me i bë se varesh se ku paraqitesh ti,jan budallenj njerzit
A-Po
B-Se ti më thuj e du për jasht shtetit e ti ke bër punë këndej
A-Po pra
B-Dhe e ha në tullum ashtu kurse ti thu duhet për në Angli
A-A shpërndajm
B-Tafton do ta bëjm që ta dish ta kesh të qartë tetëdhjetmij lekë,tetdhjetmij lek
shqiptare,Tafton
A-Po kartën,kart Greke
B-Kartë Greke,tafto quhet ajo
A-O Tur hajd pra gjith të mirat.
A – Bashkëpunëtori
B – Artur Bramo
……
B-Ashtu fallco greke?
A-AA
B-Kartë.
A-A don kartë, apo pashaportë nuk e di.
B-Pashaportën ta diskutoj një herë, pashaportën
A-Po.
B-Ndërsa kartën e ke të sigurt
A-Karta I bëhet domethënë
B-Po po
A-Do me flas me ta.
B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.
A-Pse?
B-po I mori të gjtiha ai.
A-Stë dha gjë ty?
B- Asnjë gja.
A-Po o vëlla ti a je në pzar me ta?
B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk I njeh mirë ti se ca jan!
A-O bos po ti do ta punosh, do tit hush kaq.
B-Du me nejt…..
A-jo, mo e kam për ty ore.
B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pijmë ndonjë kafe të vogël.
A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a se sjell.
B-as unë se mora vesh, ça je tub o I thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.
A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do fals me ta në darkë tit ham ça don.
B-Ca të doj ai
A-Sa shkon përafësisht ajo karta.
B-Karta!
A-Ha
B-Po ta thashë more!
A-Sa?
B-Tetëdhjetë mijë lek
A-Tetëdhjetë mijë lek
B-Eeee.
A-Se se mbajta mend, atë ditë.
B-Po ta thaës që dje a pardje.
……
B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lek. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.
A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.
B-Shtatëdhjetë mijë cke ti e di unë.
A-Ta pyes atë ca I duhet dhe ta tregoj.
…….
B-Ajo është bam ram ore, mram në darkë ma ka sjell ai në orën dhjetë.
A-Po psae se more?
B-Po ça të merrsha, të vishe tin ë dhjetë natës
A-Ec ec, se nuk kam qenë ktu.
……
A-Po të mar në telefon.
B-Të vi të mar ato, vi të mor domatet thuj.
A-Mir o Tur! Hajde pra, gjithë të mirat të përshëndes.
- Sms text nga numri i celularit 676922757: Fation Nikolli 06.06.1988, Atësia: Pashk Nikolli, Vendlindja: Kalivaç, Nr. Amz 1097.Vetëm nesër më duhet patjetër. Mos ma le mbas dore. (dyshohet se numri i lartpërmendur i bën porosi subjektit Gëzim Xhafa për një dokument shkolle të dyshuar të falsifikuar me gjeneralitetet e lartëpërshkruara).
- Sms text nga numri i celularit 694407173: ok
…….
Vazhdojnë bisedat me interes me datë 01.12.2022 dhe konkretisht:
- Sms text nga numri i celularit 676922757: Mos ma ke ngatërruar atë të notave se është në emër tjetër. Ok vetëm mos më vono më se duhet të iki.
- Sms text nga numri i celularit 694407173: Fation
- Sms text nga numri i celularit 676922757: Po pra.
- Sms text nga numri i celularit 694407173: Nga ora 5:30. Po qe ta bëj nesër mëngjes brenda orës 10
- Sms text nga numri i celularit 676922757:Ta coj në ëhatsap up ta shikosh.
……
- Sms text nga numri i celularit 676922757: Po këtu është lulzim shkëlqim loci. Duhet bër prapë. Sic ti kam cu. I ke të dhënat më sipër. Ok vetëm se nësër duhet dmth në 12 të jet gati. Edhe emri Fation me i.
Vazhdojnë bisedat me interes me datë 01.12.2022 dhe konkretisht:
- Sms text nga numri i celularit 676922757: Është ngatërru në tepelenë. Ok edhe dicka se harrova shiko që nr id të jen të njëjt. Kalivac i bie në lezhë. Bejmë dot ndonjë sforcim të fundit. Më ka mërzit.
- Sms text nga numri i celularit 694407173: Mir.
- Sms text nga numri i celularit 676922757: Taksirat nesër më shkruar kur tjesh gati. Jo është në lezhë
- Sms text nga numri i celularit 694407173: po unë hapa mapsin dhe doli tepelenë
- Sms text nga numri i celularit 676922757:Se më ka stresuar keq fare.
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 28.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
- 693782571: Hë mor.
- 694407173: Hë.
- 693782571: Hë.
- 694407173: Veje numrin personal të spajkut…
- 693782571: Duhet ëëë…
- 694407173: Ëhë ….
- 693782571: Ja ta marr unë tashi në telefon….
- 694407173: Eh.
- 697699805: E mirë, mirë.
- 694407173: Eh
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 28.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
- 686148078: Alo.
- 694407173: Eee….
- 686148078: Hë…
- 694407173: Se se harrova muhabetin ça numra aty që bana unë tashi.
- 686148078: Qa numri.
- 694407173: Numrat ke…. ke ajo dhe kol dhe nr-ja. (numrat kol dhe nr-ja referuat në bisedë janë numra të cilët zakonisht vihen në kontratat noteriale)
- 686148078: A të vij tani unë.
- 694407173: Jo m po shkruaje veje aty…
- 686148078: Si qa ti bëj.
- 694407173: Shkruaj nënëtëqind e njëzet e shtatë e shtatëqind e dyzet tjetrën poshtë.
- 686148078: Mos ja fus kot unë tani po ska gjë po vij nesër në mjes.
- 694407173: A mor ke parasysh, ku është ajo…
- 686148078: Po nuk e di mo… po do vij nesër në orën tetë, dy minuta….
- 694407173: Mirë hajt.
- 686148078: Se kam larh tani a e kupto e kam lanë në makinë.
- 694407173: Makinën e kam në parking.
- 686148078: Mirë hajt.
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 03.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
- Sms text nga numri 694407173: Mgjes nisani kush është pronari.
- Sms text nga numri 684042224: i shkrujte te letra. Xhulian mecani.v mbaroje dhe atë tjetrën të vij ti mar
- Sms text nga numri 694407173: Kur të mbaroj të bëj sms. Ato dy të parat i ke gati
- Sms text nga numri 684042224: babai i blerësit arif hoti.vazdho se mi solli
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 04.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
- Sms text nga numri 684009990: Sokol robo, numri licensës 1840, ok rrofsh.
- Sms text nga numri 694407173: Masdite të celë.
A – Bshkëpunëtori
B – Gëzim Xhafa
……
B-Hë mo!.
A-Hë, Gzim si je?
B-Ça bone?.
A-Hiç, e kam bo gishtin operacion dje, dhe e kam lidh.
B-Pse mo!?.Ça kishte gishti?.
A-Ça ke bo?.
B-Hiç.
A-A po të ecin punët?.Paska dal mirë!.
B-Po.
A-Do të mar, kismet nga e hana për nji porosi.Kam fol me ta, për në Angli i ban ti karta, e kta gjonat.
B-……biles, biles kan ik këta?.
A-Jo mo, janë atje ato.Dun ndonjë patentë, a ndojë gja.
B-Jan atje ato!?.
A-Po
B-Ooo, atje i ke origjinale fare.
A-A dun ndonjë gja, të shoh ça të më thonë.Bashkëpunojmë.
B-Po normal.
A-Unë du njerëz tak tak. Kam pas një tjetër, vonuka nga tre ditë, pesë ditë, shatatë dit.
B-Jo mo vëlla jo.
A-S’haptë telefonin.I tham sot, sot.A e kupton?.
B-As nuk bëhet fjalë fare.
A-Kisha dhe për të taku vëllain e tij dje, i thashë o vëllai he, e ka mbaru punën burri huj. Arsyet e mija familjare,i çova me foto gishtin, çe jam në spital.Arsyet e mija i thashë, ka mbaru punë burri i huj.Nesër thash, shkoj e marr.
B-Ça thotë Turi, a ka pi alkol ma?.
B-Jo s’pi ma, ku pi ai.Po Turi, është një çikë.
A-Po prandaj i thashë atë dit, se i rashë katër herë telefonit e s’ma hapi.E kishim lanë për tu taku, dhe sma hapi. Thash atij, shokut tem i thashë o vëlla a e njef ti?.Po si se njof un, po thirre o vlla se ne nuk jena ka vrasim njerëz.Se ne kshu punësh bojnë.
B-…………ke mbaru punë ma bonte mu, pse më mer në telefon mu më tha!?.
A– Po i pat ra ai!.
B-Po i ke ra ti!.
A-Jo si kam ra kurrë ma qysh atë ditë si i thash, s’ma ke hap telefonin.Si kam ra ma, ai s’sheh mirë, lene kush i bie tjetër.Ai se di se unë kam ardh, për herë të dyte e për!.
B-Po, po.Ti ishe pardje këtu.
A-Po, s’më nuk më pau pra!.
B-Po s’të ka njof more.
A-Po pa, po si fola.
B-Hajt mirë.
A-Hajt pra.
B-Të iki unë?.
A-Ik.Hajt pra të bëj telefon .
B-Se jam tu pi kafe me nusen, aty mbrapa.
A-Të baj telefon, kismet të hanën.
B-Aaa!?.
A-Hajt cao o Gzim.Të baj telefon kismet të hanën, se nuk do jem sot e nesër knej.Se mi nis ai, sot ose nesër.
“Ç’ke o burrë? Erdhën domatet”! Përgjimet: Ja si agjenti u infiltrua dhe i futi në kurth (Biseda)