-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ç’ke o burrë? Erdhën domatet”! Përgjimet: Ja si agjenti u infiltrua dhe i futi në kurth (Biseda)

Kryesoret

Një agjent policie i infiltruar brenda grupit ka çmontuar një bandë falsifikatorësh në Tiranë duke arrestuar tre persona që janë; Gëzim Xhafa 64 vjeç, Artur Bramo 59 vjeç dhe Shpëtim Bega 59-vjeç, banues në Tiranë. Në laborator falsifikoheshin dokumente të ndryshme, kryesisht diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie kundrejt parave, por edhe mjete identifikimi të huaja; pasaporta, karta identiteti bullgare, etj. Shpëtim Bega luante rolin e ndërmjetësit për gjetjen e klientëve për Gëzim Xhafën.

Si u zbuluan?
Ka qenë një hetim prej 2 muajve nga autoritet të cilat zbuluan se 3 personat e arrestuar bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të falsifikuar dokumente dhe për këtë ata u merrni para personave që u ofronin shërbimin e paligjshëm.

Policia dhe prokuroria infiltruan  një agjent policie. Nga përgjimet e Artur Bramos që merrej me falsifikim dokumentesh dhe agjentit të policisë rezulton se brenda një lokali kanë diskutuar rreth kartës greke false që do ta merrte për 7 mijë lekë. Bramo e porosit që kur ta telefonojë, t’i thojë që “po vij të marr domatet”.

Sa kushtonin?
Pagesat e dokumenteve të falsifikuara variojnë sipas llojit të dokumentit të kërkuar si, për sigurimin e dëftesës së shkollës së mesme të falsifikuar pagesa shkon në 11.000 lekë, për falsifikimin e diplomës të shkollës së lartë pagesa është 600 euro, për falsifikimin e lejes së drejtimit pagesa është 7.000 lekë, për falsifikimin e kartës së identitetit shqiptare pagesa është 6.000 lekë.

Sekuestrimet
Në ambientet ku kryheshin falsifikimet u gjetën pajise të ndryshme të vendosura në funksion të këtij aktiviteti si: skanerë, pajisje ‘usb’, njësi kompjuterike, printerë. Kishte dhe karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të cilat ishin falsifikuar në këtë laborator.

Pjesë nga përgjimet;

  • A – Bashkëpunëtori
  • B – Artur Bramo
  • B-Ashtu fallco greke?
  • A-AA
  • B-Kartë.
  • A-A don kartë, apo pashaportë nuk e di.
  • B-Pashaportën ta diskutoj një herë, pashaportën
  • A-Po.
  • B-Ndërsa kartën e ke të sigurt
  • A-Karta i bëhet domethënë
  • B-Po po
  • A-Do me flas me ta.
  • B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.
  • A-Pse?
  • B-po I mori të gjitha ai.
  • A-S’të dha gjë ty?
  • B- Asnjë gja.
  • A-Po o vëlla ti a je në pazar me ta?
  • B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk i njeh mirë ti se ca jan!
  • A-O bos po ti do ta punosh, do ti thush kaq.
  • B-Du me nejt…..
  • A-jo, mo e kam për ty ore.
  • B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pijmë ndonjë kafe të vogël.
  • A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a se sjell.
  • B-as unë se mora vesh, ça je tu bo i thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.
  • A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do flas me ta në darkë ti tham ça don.
  • B-Ca të doj ai
  • A-Sa shkon përafësisht ajo karta.
  • B-Karta!
  • A-Ha
  • B-Po ta thashë more!
  • A-Sa?
  • B-Tetëdhjetë mijë lek
  • A-Tetëdhjetë mijë lek
  • B-Eeee.
  • A-Se se mbajta mend, atë ditë.
  • B-Po ta thashë që dje a pardje.
  • B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lek. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.
  • A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.
  • B-Shtatëdhjetë mijë cke ti e di unë.
  • A-Ta pyes atë ca I duhet dhe ta tregoj.
  • B-Ajo është ba mram ore, mram në darkë ma ka sjell ai në orën dhjetë.
  • A-Po pse se more?
  • B-Po ça të merrsha, të vishe ti në dhjetë natës
  • A-Ec ec, se nuk kam qenë ktu.
  • A-Po të mar në telefon.
  • B-Të vi të mar ato, vi të mor domatet thuj.
  • A-Mir o Tur! Hajde pra, gjithë të mirat të përshëndes.

Zbardhen përgjimet e falsifikatorëve: Për pasaportën s’të jap garanci! Për kartën 8 mijë lekë, për patentë greke 100 euro!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit