-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkohet koka e Talo Çelës! Lidhja me Vis Martinajn dhe “gropa” që u hap Dumani

Kryesoret

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë dështuar sërish që të kapin Talo Çelën. Në ditët e fundit kontrollet kanë qenë të shumta në Elbasan dhe Peqin, por në fund janë rikthyer me duart bosh. FNSH ka ushtruar kontroll edhe në Bradashesh ku ndodhet edhe banesa e të shumëkërkuarit Talo Çela. Kontroll zinxhir janë kryer edhe në Peqin.

Në gjyq Çela po gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e dosjes, pasi për një vit procesi ndaj tij ishte i pezulluar. Përmes avokatit të tij, Luan Kaloçi, Çela ka pretenduar se nuk ka pasur mundësi të merrte pjesë në grabitje, referuar akuzës për grabitjen në Rinas në prill të vitit 2019 për shkak se kishte probleme me gjurin. Ai është i kërkuar edhe për operacionin “Plumbi i Artë”, pasi Nuredin Dumani foli duke e implikuar së bashku me Ervis Martinajn, Suel Çela, etj.

Çfarë tha Nuredin Dumani në SPAK?

Pas arrestimit Nuredin Dumani pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë, duke nxjerrë nga “errësira” të gjitha “misteret” që rrethonin botën e krimit në atë periudhë. Në një nga rrëfimet e tij Dumani tregonte se Ervis Martinaj e kishte paguar atë 100 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen, ndërsa i kishte premtuar se do t’i jepte dhe 400 mijë euro të tjera pasi të kryente punën.

Por atentati ndaj Dokles nuk u realizua, pasi siç thotë vetë Dumani, ai ishte mjaft i mbrojtur dhe lëvizte gjithmonë me makinë të blinduar. Pas këtij rrëfimi të Dumanit Ervis Martinaj u shpall në kërkim nga ana e policisë, por që të gjitha aksionet për arrestimin e tij dështuan. Pas rrëfimit të Dumanit se Ervis Martinaj i kishte kërkuar eliminimin e Indrit Dokles, filluan sulmet ndaj grupit të Martinajt.

Në 17 korrik të këtij viti në një pritë në afërsi të Fushë-Krujës ekzekutohen me armë zjarri  në mes të ditës, Brilant Martinaj (kushëriri i Ervisit), Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Ndërkohë që do të ngushtohej “rrethi” edhe për vetë Ervis Martinajn, i cili përveç policisë tashmë do të duhej të ruhej edhe nga grupet rivale. Në datën 9 gushtit xhaxhai i Ervis Martinajt denoncon në policinë e Kurbinit zhdukjen e nipit të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit