Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ që kishte vendosur në mungesë ndaj Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, ndaj Ervis Dakës dhe Maksim Koçit. Disa ditë më parë ata u ekstraduan nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.
Sipas SPAK, Ervis Daka ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë. Ndërsa në tentativën e vrasjes së Kei Piu ai kishte rol informator mbi lëvizjet e këtij të fundit.
Maksim Koçi, dyshohet për vrasjen e dy personave si dhe për sigurim të kushteve për vrasjen e 2 të tjerëve.
Ado Xhika akuzohet për përkrahje të autorit të krimit si pjesë e grupit kriminal, për eliminim e Ardian Çapjas, gjatë sulmit me snajper, të cilit mundi t’i mbijetojë.