Banditë të maskuar si babagjysh kemi parë, por policë që të shkatërrojnë banda droge me veshje babagjyqit, kjo mund të ndodhë vetëm në Peru.
Një police e veshur si babagjyshi dhe ndihmësit e tij të vegjël goditën me çekiç derën për të vënë në pranga bandën që shpërndante drogë. Agjentët ishin të maskuar me kostume festive.
Agjentët sulmuan ndërtesën në Surquillo, Lima dhe kanë sekuestruar 600 pako me kokainë.
“Në ditët e Krishtlindjeve, një Babagjysh në rrugë nuk tërheq shumë vëmendje dhe ne e përdorëm këtë në avantazhin tonë për këtë operacion,” tha zyrtari i policisë David Villanueva.
Grupi doli nëpër një rrugë derisa papritur u ndal në një shtëpi. Me një skenë të ngjashme me një skenë komedie sesa një bastisje policie, një nga ndihmësit e tij nxori një çekiç të madh, theu derën e përparme dhe grupi u fut me forcë brenda.