Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ka besim të plotë te trajneri të Arsenalit, Mikel Arteta.
Përfaqësuesi zviceran këtë edicion është bërë njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit londinez, i cili po shkëlqen në Premier League, ndërsa formën e mirë e vazhdoi edhe në Kupën e Botës.
Trajneri spanjoll ka dhënë fjalë të mëdha për mesfushorin, për të cilin thotë se është edhe mjaft inteligjent në fushën e blertë.
“Xhaka është një lojtar mjaft inteligjent, ka kapacitete fizike për të kërcënuar vazhdimisht dhe për t’i mbyllur ato hapësira dhe për ta rimarrë pozitën e tij në shpejtësi, për ta pasur balancën për të cilën kemi nevojë”, deklaroi fillimisht Arteta.
“Ai është mjaft i qëndrueshëm, mënyra se si ushtron, mënyra se si stërvitet, për t’i evoluar kërkesat që i kemi për ekipin. Ai është një person special. Ai është shumë i drejtë, është mjaft modest, është mjaft i besueshëm dhe është mjaft pasionant me atë që e bën”, përfundoi trajneri.
Xhaka i është bashkuar ekipit në përgatitje dhe synon që me “Gunners” ta fitojë titullin e kampionit në Premier League këtë sezon.