-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Oligarkët po lobojnë për Dvoranin në Kushtetuese! Rama: Ik ore palaço

Kryesoret

Sherr dhe ofendime në Kuvend në kufijtë e përplasjes fizike. Shkak është bërë zgjedhja e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Opozita akuzoi qeverinë se po lobon për të të “peshkuar” vota brenda PD-së që të plotësojë 84 votat për zgjedhjen e Ardian Dvoranit. Deputeti Gazment Bardhi akuzoi se jo vetëm shumica, por edhe biznesmenë kanë lobuar për zgjedhjen e Dvoranit.

Kanë angazhuar mafiozë dhe oligarkë; Samir Mane, shoku jot, Salillari, shoku jot, nuk të pëlqen? Oligarkët dhe mafiozët e tu, po kërkojnë vota për Dovranin në Kushtetuese.

Nuk të pëlqen kjo? Ja ku e ke shembullin. Jep llogari sepse ke angazhuar oligarkët për Dvoranin” tha ai. Në këtë pikë, Edi Rama shpërtheu në akuza të forta kundër Bardhit duke e quajtur palaço, zagar dhe pis.

Ik ore pis! Lolo, palaço, zagar. Turp të kesh” i tha kryeministri Bardhit, që i shkoi pranë karriges. Pas tensionimit të situatës ndërhyri garda dhe drejtuesja e seancës Ermonela Felaj e përjashtoi Bardhin.

Pjesë nga debati

Gazment Bardhi: Samir Mane dhe Salillari po kërkojnë vota për Dovranin në Kushtetuese. Nuk të pëlqen kjo? Ja ku e ke shembullin..

Edi Rama: Palaço cirku

Gazment Bardhi: Palaço je vetë

Ermonela Felaj: Vetëpërmbahuni

Edi Rama: Shani dhe akuzoni njerëz, cilën qetësi humba, kollaj është ti thuash qe je mafioz dhe kërcënon njerëz dhe s’ke asnjë provë

Gazment Bardhi: Je mafioz. Përgjigju për emrat

Edi Rama: Për cilët emra duhet të përgjigjem palaço

Gazment Bardhi: Je legen mafioz

Edi Rama: Je në gjendje t’ia vësh figurën një cirku gënjeshtrash, akuzash dhe fantazish, s’ke turp.

Gazment Bardhi i shkon te karrigia: Ruaj qetësinë mafioz.

Edi Rama: Nuk jam palco që të ruaj qetësinë kur më thonë të pavërteta.

Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

“Loja” e PS-së! Si po tenton të “peshkojë” vota nga opozita për Dvoranin?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit