Gazmend Bardhi është deputeti i dytë i PD-së që është përjashtuar nga Kuvendi brenda 24 orëve, pas deputeti Flamur Noka.
Bardhi u përjashtua pas një përplasje që pati me kryeministrin Rama me tone të ashpra dhe ofendime.
Opozita akuzoi qeverinë se po lobon për të të “peshkuar” vota brenda PD-së që të plotësojë 84 votat për zgjedhjen e Ardian Dvoranit. Deputeti Gazment Bardhi akuzoi se jo vetëm shumica, por edhe biznesmenë kanë lobuar për zgjedhjen e Dvoranit.
“Samir Mane dhe Salillari po kërkojnë vota për Dovranin në Kushtetuese. Nuk të pëlqen kjo? Ja ku e ke shembullin” tha ai. Në këtë pikë, Edi Rama shpërtheu në akuza të forta kundër Bardhit duke e quajtur palaço, zagar dhe pis.
“Ik ore pis! Lolo, palaço, zagar. Turp të kesh” i tha kryeministri Bardhit, që i shkoi pranë karriges.