Ndahet nga jeta para kohe efektivi i Policisë Bashkiake të Elbasanit, Ilir Kera. Lajmin e kanë ndarë në rrjetet sociale kolegët e tij.
Mësohet se, efektivi vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën e humbi betejën.
Ngushëllime janë shprehur për këtë humbje nga familjarë, miq dhe kolegëve të të ndjerit si edhe Policia Bashkiake Elbasanit.
Postimi plotë:
Policia Bashkiake Elbasan me keqardhje dhe pikellim te thelle, mori sot lajmin e trishte, per ndarjen e parakohshme nga jeta pas nje semundje te rende, te efektivit shembullore Ilir Kera. Ngushellime te sinqerta, familjes, miqve, shokeve dhe kolegeve. Do te kujtojme gjithmone Ilir, me mall dhe respekt.