-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avionë luftarakë dhe spiun, operacioni sekret i Zelensky për të arritur në SHBA

Kryesoret

Vizita e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në SHBA shihet si historike pasi ishte e para jashtë shtetit për politikanin ukrainas që kur Rusia pushtoi vendin e tij.

Megjithatë për të arritur në tokën amerikane, Zelenskiy u parapri nga një operacion top-sekret që përfshinte spiun dhe avionë luftarakë nga më shumë se një forcë të armatosur të vendeve anëtare të NATO-s .

Hapi i parë i operacionit ishte udhëtimi me tren nga Ukraina në Poloni të mërkurën në mëngjes.

Zelensky shoqërohej në udhëtim nga ambasadorja e SHBA- së në Ukrainë, Bridget Brink.

Kur treni mbërriti në stacionin hekurudhor në qytetin Przemyśl, Zelenskiy u dërgua me automjetin e ambasadës amerikane në aeroportin Rzeszow ku ai hipi në një avion të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Fluturimi Boeing C-40 Clipper u ngrit nga Polonia në orën 8:15 të mëngjesit të së mërkurës dhe fluturimi më në fund u ul në bazën e Forcave Ajrore të SHBA Andrews pasdite.

Që nga momenti kur avioni që transportonte Zelensky u ngrit, filloi një operacion i detajuar për të parandaluar çdo ndërhyrje ruse në udhëtimin e parë të presidentit ukrainas jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Sipas Daily Mail përpara se të nisej presidenti ukrainas  një aeroplan gjerman spiun Boeing AWACS u sigurua që avioni që transportonte pasagjerin e rëndësishëm të kalonte i sigurt mbi Detin e Veriut.

Nga Britania u ngrit një tjetër avion që shoqëronte avionin amerikan përpara se përfundimisht të bënte një ulje të qetë në bazën Andrews dhe nga aty filloi vizita 10-orëshe e Zelenskyt në SHBA.

Shtëpia e Bardhë njoftoi zyrtarisht vizitën e Zelenskyt vetëm në orën 01:00 të së mërkurës duke konsideruar si një orar të sigurt për të lajmëruar udhëtimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit