-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ende në rrezik nga COVID-19? OBSH: Spitalet në Kinë po mbushen frikshkëm

Kryesoret

OBSH thotë se spitalet në Kinë duket se po mbushen mes shqetësimeve për një valë të re Covid-19 që godet vendin. Dr Michael Ryan u shpreh se njësitë e kujdesit intensiv (ICU) janë të zëna, pavarësisht se zyrtarët thonë se numrat janë “relativisht të ulët”.

Shifrat e Kinës tregojnë se askush nuk vdiq nga Covid të mërkurën, por ka skepticizëm për ndikimin e vërtetë të sëmundjes. Ditët e fundit spitalet në Pekin dhe qytete të tjera janë mbushur plot, ndërsa rritja e fundit Covid godet Kinën.

Numri i rasteve është rritur që atëherë, duke rritur frikën për një shkallë të lartë vdekshmërie tek të moshuarit, të cilët janë veçanërisht të prekshëm. Pavarësisht rritjes, shifrat zyrtare tregojnë se vetëm pesë persona vdiqën nga Covid të martën dhe dy të hënën.

Kjo ka bërë që shefi i urgjencave të OBSH-së Dr Ryan t’i kërkojë Kinës të japë më shumë informacion në lidhje me përhapjen e fundit të virusit.

“Në Kinë, ajo që është raportuar është një numër relativisht i ulët i rasteve në ICU, por anekdotikisht ICU-të po mbushen. Ne e kemi thënë këtë për javë të tëra se ky virus shumë infektiv do të ishte gjithmonë shumë i vështirë për t’u ndalur plotësisht, vetëm me masa shëndetësore publike dhe sociale.”-tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit