Kreu i “OMONIA”-s Fredi Bejleri pas pritjes së kryeministrit grek Mitsotakis në Himarë shpalli zyrtarisht kandidaturën në zgjedhjet për kryetar të kësaj bashkie të 14 Majit.
“Siç ka dalë në media opozita e bashkuar, Dropullin, Himarën dhe Finiqin ia ka lënë PBDNJ-së. Unë do jem kandidat për Himarën”, tha Bejleri.
Bejleri komentoi dhe mungesën e Jorgo Goros kryetarit të bashkisë Himarë në takim, por njëkohësisht shpalosi dhe disa nga premtimet e kryeministrit grek në vizitën e tij.
“Në çështjen e pronave nuk janë bërë hapa para, por hapa mbrapa. Për mua është jetike pa pronë nuk ka zhvillim, nuk ka kapitalizëm.
Në qoftë se nuk zgjidhet sa më shpejt çështja e pronave dhe këta njerëz që janë këtu do largohen, do vazhdojë shpopullimi i Himarës dhe Shqipërisë”, tha Bejleri.
Mitsotakis flet për vetëvendosje në Himarë: Do ngre zërin për shkollat dhe pronat