Julian Sula, Demir Liçka dhe Fatmir Abdurramani, tre emrave të njohur për drejtësinë iu janë konfiskuar pronat.
Mësohet se rivalit të Aldo Bares, Julian Sulës i janë konfiskuar 70 mijë euro, një makinë dhe një apartament.
Po ashtu, konfiskohet lokali, trualli dhe makina në pronësi të Demir Liçkës.
Fatmir Abdurramanit, i cili rezulton i dënuar nga shteti italian për shfrytëzim prostitucion, i janë konfiskuar 3 dyqane, 2 apartamente, 1 garazhd dhe 1 lokal.
1. Pasuritë e sekuestruara të Julian Sulës:
Shuma monetare prej 70.060 Euro në zotërim të shtetasit J.S.;
Pasuria e luajtshme automjet tip “Porsche Cayanne”, në zotërim të shtetasit J.S.;
Apartament “Ap. C kati i IV” me sipërfaqe 110,2 m2, në objektin e ndodhur në lagjen nr. 2, Rruga “Vasil Kuqi”, zk 8513.
2. Pasuritë e sekuestruara të Demir Lickës:
Objekti 1-kat, me funksion lokal, me sipërfaqe ndërtimore 180m² dhe sipërfaqe parcele ndërtimore prej 1050,4m2, të ndodhur në Lagjen “18 Tetor”, qyteti Lushnjë;
Automjet tip “Volkswagen Passat” me shasi “EVEZZZ3CZ6E124723”, në pronësi të shtetasit D.L.
3. Konfiskimi i pasurive të Fatmir Abdurramanit:
Pasuria Nr.22/314-N14, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
Pasuria Nr.22/314-N15, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
Pasuria Nr.18/199+2-89, z.k.8571, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;
Pasuria Nr.22/314-G, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;
Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2-Aksi (E-II) (6-7);
Apartament me nr.3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78.49m2 i porositur me kontratën noteriale të sipërmarrjes për prenotim apartamenti me Nr.178 Rep, Nr.111;
Pasuria Nr.22/314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2, e llojit “njësi shërbimi”, sipas nenit 12/a/1 të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009.