15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Loja” e PS-së! Si po tenton të “peshkojë” vota nga opozita për Dvoranin?

Kryesoret

Opozita sot në Kuvend artikuloi akuza të forta në drejtim të shumicës se po tenton që të manipulojë procesin për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Në garë për një vend në gjykatën më të lartë në Shqipëri janë; Mariana Semini, Ardian Dvorani dhe Arta Vorpsi të përcjella nga KED, duke respektuar këtë renditje të caktuar nga KED.

Sipas ligjit, kuvendit i duhet shumica e cilësuar prej mbi 84 votash në seancë plenare për të përmbysur renditjen e KED. Në të kundërt, Mariana Semini që është renditur e para pritet të jetë gjyqtarja që do të plotësojë vakancën në Gjykatën Kushtetuese. PD është kundër Dvoranit dhe shumica nuk i ka votat, 84.

Në këtë pikë, PS luajti ndryshe, i përfshiu tre emrat për një vend në Kushtetuese në votim të fshehtë bashkë me pikat e tjera të rendit të ditës duke “shpresuar” te rrjedhja e votave nga opozita.

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se kjo po bëhet për të “peshkuar” vota nga opozita. “Pse ngulmoni ta fusni në votim. Pse e ngatërroni me historinë e Avokatit të Popullit. Për të peshkuar vota andej këtej për të zgjedhur atë që doni ju. Rregullorja është e qartë” tha ai. Për interpretimin e rregullores PS ka një tjetër këndvështrim dhe për këtë pritet që të përdorë dhe forcën e kartonit.

LIVE-PS refuzon Brahon si Avokat Populli, Rama: Nuk ka shans, jeni katandisur keq

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit