-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Më keq se “Përputhen”, Ori vë “duart në kokë” nga debatet në Kuvend

Kryesoret

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama.

Deputeti i PD-së Gazmend Bardhi u përjashtua nga seanca. Por përveç kësaj ajo që vihet re është edhe gjuha e trupit të një prej deputeteve më të reja të kuvendit Oriela Nebiaj e njohur nga publiku si Ori e ulur pranë Bardhit, ish-moderatorja duket e shtangur nga e gjithë situata, madje në një moment ajo shikohet duke vendosur duart në kokë.

Debati nisi pasi opozita akuzoi qeverinë se po lobon për të të “peshkuar” vota brenda PD-së që të plotësojë 84 votat për zgjedhjen e Ardian Dvoranit. Deputeti Gazment Bardhi akuzoi se jo vetëm shumica, por edhe biznesmenë kanë lobuar për zgjedhjen e Dvoranit.

“Samir Mane dhe Salillari po kërkojnë vota për Dovranin në Kushtetuese. Nuk të pëlqen kjo? Ja ku e ke shembullin” tha ai. Në këtë pikë, Edi Rama shpërtheu në akuza të forta kundër Bardhit duke e quajtur palaço, zagar dhe pis.

“Ik ore pis! Lolo, palaço, zagar. Turp të kesh” i tha kryeministri Bardhit, që i shkoi pranë karriges.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit