-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitsotakis flet për vetëvendosje në Himarë: Do ngre zërin për shkollat dhe pronat

Kryesoret

Kyriakos Mitsotakis sot po zhvillon një vizitë në Shqipëri në fshatrat e minoritetit grek në jug të vendit. Kryeministri grek zbriti në Himarë i shoqëruar nga Pirro Dhima. Vizitoi një shkollë dhe kishë dhe më pas mbajti një fjalim. Kyriakos Mitsotakis dha mesazhe të forta. Ai foli për të drejtën e minoritetit për vetëvendosje, por edhe çështjen e pronës. Në krah, u tha se do të jetë Greqia, që i kujtoi edhe qeverisë shqiptare, që tani Athina është më e fortë, pasi doli nga kriza ekonomike.

Një moment i veçantë për mua dhe helenizmin kudo. Më kujtohet vizita e Mitsotakis në këto troje në vitin 1991. Ndihem shumë i nderuar që jam kryeministri i parë grek që viziton Himarën. Faleminderit që mbajtët flakën e helenizmit dhe të ortodoksisë në vite shumë të vështira. Tek unë pakica kombëtare greke do të ketë një mik dhe përkrahës në kërkesat tuaja të drejta. Ju që zgjodhët të qëndroni këtu, jeni një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis Greqisë dhe Shqipërisë, dijeni që unë personalisht kam qenë, jam dhe do të mbetem mbështetës i perspektivës evropiane të Shqipërisë. Detyrimi i Shqipërisë është të respektojë plotësisht të drejtat tuaja, pavarësisht nëse i referohemi të drejtës për vetëvendosje, ose të drejtës që fëmijët dhe nipërit tuaj të mësojnë gjuhën greke në të gjitha nivelet, ose nëse i referohemi çështjes kritike te të drejtat e pronës.

Nëse ne zgjidhim çështjet e pensionet tuaja, qeveria do të jetë gjithmonë pranë jush siç kanë qenë të gjithë. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë dhe kjo është ajo që do të bëjmë, gjithashtu dua t’ju them se Greqia jonë është tani një vend më i fortë dhe në zhvillim dhe sa më mirë të shkojë aq më mirë do të jenë gjërat për ju. Të gjithë do të ecim në rrugën që kemi vendosur për një Greqi të fortë në Evropë. Kur pashë fëmijët e vegjël që nga kopshti deri në gjimnaz që mësonin greqisht. Është brezi i ardhshëm që duhet të qëndrojë në vend. Për sa kohë që Shqipëria është duke luftuar, do të kenë vështirësi edhe këta fëmijë. Dhe ne do të kontribuojmë për këtë. Greqia po rritet dhe po forcohet. Kam kënaqësinë e madhe të jem i shoqëruar nga një nga njerëzit tuaj, i cili ngriti në shpinë gjithë Greqinë, Pirron,  faleminderit për atë që bëtë për Greqinë dhe për bashkëqytetarët tuaj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit