Ylli argjentinas, Lionel Messi që pas fitores së Kupës së Botës ka kthyer të gjithë vëmendjen nga vetja.
Kapiteni i kombëtares së Argjentinës është hyjnizuar nga kudo me furinë që asi i Parisit të dalë jashtë kufijve të vendit të tij dhe të arrijë deri në Oman.
Ish-anëtar i Këshillit të Bashkëpunimit të Omanit, Ahmed Al Barwan në një postim në Twitter theksoi se i ofron Messit shumën prej 1 milionë dollarësh për të marrë mantelin që kishte veshur në ceremoninë e ndarjes së Kupës së Botës.
“Miku im Messi, urime për fitoren. Shejh Tamim bin Hamad Al Thani më emocionoi kur ju ofroi bishtin si simbol të madhështisë dhe urtësisë. Unë po ju ofroj 1 milion dollarë për të më dhënë këtë mantel.”
صديقي ميسي..
من #سلطنة_عمان أبارك لكم فوزكم بـ #كأس_العالم_قطر_2022أبهرني الأمير @TamimBinHamad وهو يُلبسك #البشت_العربي ،رمز الشهامة والحكمة.#ميسي
أعرض عليك مليون دولار أميركي نظير أن تعطيني ذلك #البشت#Messi𓃵
I'm offering you a million $ to give me that bisht@TeamMessi pic.twitter.com/45BlVdl6Fh— أحـمَـد الـبـَروانـي (@AhmedSAlbarwani) December 20, 2022