-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Do të ndihmojmë Shqipërinë pas sulmeve të Iranit

Kryesoret

SHBA është zotuar duke konfirmuar edhe njëherë se do të mbështesë Shqipërinë për t’u përballur në mënyrë më efektive ndaj sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga Irani.

Ambasada e SHBA ka shpërndarë një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku theksohet se ndihma e Uashingtonit u diskutua specifikisht në një event të zhvilluar në kryeqytetin amerikan më 15 dhjetor, “European Union Cyber Dialogue”, ku zyrtarë të lartë dhe ekspertë të fushës kibernetike të SHBA dhe BE diskutuan mbi sinergjitë e mundshme nga ky rrezik i ri.

Zyrtarët diskutuan mbështetjen e vazhdueshme për mbrojtjen kibernetike të Ukrainës dhe dëshirën për t’u angazhuar më tej në mbështetjen për Shqipërinë pas sulmeve kibernetike të korrikut dhe shtatorit nga Irani.

Zyrtarëve të SHBA-së dhe BE-së iu bashkuan gjithashtu përfaqësues nga sektori privat i SHBA-së dhe Evropës për diskutime në panel mbi mbrojtjen e infrastrukturës kritike” thuhet në postim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit