-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, kush është Marjana Semini? (Profil)

Kryesoret

Në mesnatë nga votimi në Kuvend, profesoresha e shkencave juridike, Marjana Semini u emërua anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese. Ajo mori 58 vota nga 80 deputetë, që morën pjesë në votim, kandidati Ardian Dvorani mori 14 vota, kandidatja Arta Vorpsi mori 2 vota, ndërsa 6 u cilësuan si të pavlefshme nga komisionit të votimit.

Kushtetuta përcakton në nenin 125 që, nëse asnjë prej kandidatëve të përzgjedhur nga KED nuk merr shumicën e cilësuar prej 3/5, ose 84 vota të deputetëve, atëherë kandidati i renditur i pari nga KED emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Por kush është Marjana Semini?

Ajo është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1988. Në periudhën 1988-1997 ka punuar si pedagoge e lëndës “E Drejta e Detyrimeve dhe Kontratave” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Ajo është pedagoge në Shkollën e Magjistraturës që nga themelimi i kësaj shkolle në vitin 1997.

Për vite me radhë, ajo ka qenë Drejtore e Shkollës së Magjistraturës (2009 -2013) dhe Shefe e Departamentit të Formimit Fillestar (2006 -2009). Ajo i ka dhënë mësim gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në lëndët “E drejtë civile” dhe “Pronësi Intelektuale”. Në vitin 1993 ka marrë gradën “ Kandidat i Shkencave në Drejtësi”, në vitin 1999 gradën shkencore “Doktor në Drejtësi” dhe në 2009 ka marrë gradën shkencore “Profesor”.

Ka ndjekur kurse të ndryshme ndërkombëtare të tilla si “Shitja e të mirave”, në Programin Fullbright në SHBA, në Fakultetin Juridik në Virxhinia ( 1994), “E drejtë civile e krahasuar” në Universitetin e Trentos në Itali (1995), Pronësia Intelektuale” në Toronto, Kanada etj. Ajo është eksperte në hartimin e disa ligjeve të rëndësishme në fushën e së Drejtës Civile në Shqipëri.

Ajo është autore dhe bashkëautore e disa teksteve, librave shkencorë dhe monografive si: “ E Drejta e Autorit në Shqipëri (2008), “Detyrimet dhe kontratat (2003,1997), “Kontrata e shitjes në tregun e ekonomisë (1995), “Pronësia Intelektuale” (2005), “Komentar i të Drejtës Tregtare” (2004) etj si dhe është autore e disa artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit