Një nga banoret e pallatit në rrugën Margarita Tutulani ka treguar se ai që pretendon se është prnari i tokës ka tentuar ti korruptojë për t’i nxjerrë nga banesa.
Ajo ka treguar se i ka ofruar 5 milion lekë.
“E kam çuar edhe në gjyq. Më kanë thënë që do shembet dhe do e marrë pronari thonë. Se kush është ne nuk e dimë. Pronarët nuk kanë ardhur asnjëherë të flasë me ne. Le ta marrë pronari po më jepni një shtëpi se unë nuk kam ku të rri. Ku të shkoj unë me 20 mijë lekë pension.
Ka ardhur një person që pretendonte se ishte pronar dhe më tha na merr 5 mln lekë dhe dil jashtë.
Unë nuk bindem nuk dal nga shtëpia, unë do i djeg se nuk kam ku të shkoj”, tha banorja.