Rëndësi ka pjesëmarrja. Vllaznia e mbylli me 6 humbje në 6 ndeshje aventurën në grupet e Ligës së Kampionëve në futboll për femra, ku një skuadër shqiptare shkonte për herë të parë.
Mbrëmë Vllaznia u mund 5-1 nga Real Madrid në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.
Golin e vetëm që erdhi me një super goditje e realizoi Megi Doçi. Ekipi shqiptar ishte në grup me Çelsin, PSG-në dhe Real Madridin.