Vllaznia arriti një sukses të rëndësishëm në transfertë ndaj Partizanit, duke fituar 2-0 falë golave të shënuar nga Dodaj në fundin e takimit.
Kjo fitore e çon skuadrën shkodrane në vendin e parë me 56 pikë, ndërsa Partizani mbetet në zonën e mesme të renditjes.
Në ndeshjen tjetër, Egnatia dominoi përballjen ndaj Bylisit, duke fituar 3-0 me një paraqitje të shkëlqyer të Daniel Adjessas, autor i të tre golave.
Me këtë rezultat, rrogozhinasit renditen të dytët me 54 pikë, duke vijuar garën për kreun.









